Komiteti i UEFA-s, Duka humbet për 9 vota

0

U zhvillua sot në Helsinki të Finlandës Kongresi i Zakonshëm i UEFA-s, ku u mbajt edhe procesi i zgjedhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Kandidat ishte edhe presidenti i futbollit tonë, Armand Duka, i cili mori 25 vota nga votimi final.

Një numër i tillë nuk ishte i mjaftueshëm, sepse Duka doli i nënti në votim, ndërkohë që 8 persona zgjidheshin në Komitet.

Kandidati mbi Dukën, turku Servet Jardëmxhë, mori 34 vota, pra 9 më shumë.

 

RENDITJA

Karl-Erik Nilsson (Suedi)       50 vota

Xhon Delanej (Irlandë)           48

Mikele Uva (Itali)                   46

Zbigniev Boniek (Poloni)        45

Rainhard Grindel (Gjermani)  44

David Gill (Angli)                   40

Mikael Van Praag (Holandë)  36

Servet Jardëmxhë                    34

 

 

  • Armand Duka (Shqipëri) 25
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image