Komisioni i Disiplinës, vendimet

0

Komisioni i Disiplinës së FSHF-së ka dhënë sot vendimet në lidhje me problematikat e kësaj jave që sapo lamë pas në sfidat e kategorive të kampionatit. Në këto vendime bie në sy fakti që nuk ka asnjë dënim për skuadrat e Superligës, ndërsa pas paraqitjes së provave dhe relacioneve të delegatëve të takimeve përkatëse, bazuar në nenin 78 të KDS

VENDOSI:

1.Lojtari i KF “Tërbuni”, Lorenc Marku, për sjellje jo sportive, dënohet me 1(një) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS.

2.Lojtari i KF “Burreli”, Edison Puka, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

3.Zyrtari i KF “Naftëtari”, Ardit Bako, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.a të KDS.

4.KF “Sopoti”, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me gjobë me vlerë 10.000 (dhjetë mijë) lekë, bazuar në nenin 65 dhe 136 të KDS.

5.Lojtari i KF “Laçi” U-19, Aleks Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

6.Tranjeri i KF “Laçi” U-19, Ervin Syziu, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me pezullim nga aktiviteti deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik, bazuar në nenin 49/2.a të KDS.

7.Kërkesa e KF “ SHSK Porto” shtyhet për mbledhjen e ardhshme, me qëllim mbledhjen e provave nga palët.

8.Mospranimin e ankesës se KF “Rubiku” për mungesë provash.

9.KF “Veleçiku”, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Ada”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3(tri) pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 55/1 të KDS.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg