Komisioni i Disiplinës/ Kupa nuk kalon lehtë për Skënderbeun, gjoba dhe pezullime në klubin juglindor

0

Komisioni i Disiplinës ka dhënë verdiktin e tij ditën e sotme në lidhje me ndeshjet e fundit të zhvilluara nga ekipet. Nëse prej disa kohësh Superiorja mungonte në listën e vendimeve të Disiplinës, këtë herë rikthehet sërish me Skënderbeun. Gjysmëfinalja në Kupën e Shqipërisë ndaj Bylisit nuk ka kaluar lehtë për juglindorët. Si për të mos mjaftuar eleminimi nga ky kompeticion, tashmë korçarët përballen edhe me dënimet jashtë fushe.

Gjobë prej 30 mijë lekësh është akorduar për klubin e Skënderbeut, ndërsa zyrtari i tyre, Gentian Liço, është pezulluar me 3 ndeshje nga aktiviteti sportiv për shkak të sjelljes së tij jo të duhur të shfaqur kundrejt kundërshtarit. Ndërkohë dënimet e tjera i përkasin kategorive më të ulta të futbollit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:  

1. KF Skënderbeu, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS të dënohet me gjobë 30.000 (tridhjetëmijë) lekë.

2. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i FK Këlcyra, Abaz Zaimi, për protestë ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Lojtari i KF Maliqi, Xhuljan Trendafili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. FC Besa U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Klosi, Flogert Doma. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

9. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Emiljano Hidri. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

10. Rrëzimin e kërkesës se KF Vllaznia U17 lidhur me zyrtarin Brikeno Bizi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.