Komike/ Një heqje goli e shpikur nga lojtari i Seviljës, i fsheh topin Moratës në vijë fatale

Një episod shumë komik ka ndodhur në përballjen mes Sevijljës dhe Atletiko Madridit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa mundësi të artë pati edhe Morata për të gjetur golin.

Por mbrojtësi i Seviljës kishte shpikur një mënyrë të re për të mbrojtur topin që të mos kalonte në vijën fatale. Jules Kounde “e fshehu” topin te këmbët dhe lojtarët e Atletikos nuk kishin asnjë mundësi për t’u vendosur në kontakt me të. Pas disa tentativave, gjyqtari e ka parë si një faull që do të shkonte në favor të Seviljës. /Sport Ekspres/

(Episodi, minuta 0:59)