Komike/ Analisti i njohur po fliste përçartë në studio, befasoi prezantuesit dhe e largojnë

Lojtarit Jermaine Pennant i ka ndodhur një episod aspak i këndshëm mëngjesin e sotëm, ku ishte i ftuar në studion e “Sky Sports News”. Ish-futbollisti i Liverpool është gjendur në një situatë të sikletshme, teksa gjatë kohës kur ishte duke folur ka ngatërruar fjalët, si dhe nuk ka dhënë përgjigje të paqarta për pyetjet drejtuar tij.

Kjo gjë ka bërë që Pennant të mos përfshihej për 15 minutat pasardhëse në asnjë prej bisedave që anëtarët e tjerë të panelit zhvilluan, duke e shmangur kështu ish-futbollistin. Ndërsa gjatë spoteve publicitare, 37-vjeçarin e kanë larguar nga studio për ta zëvendësuar prezencën e tij me atë të gazetarit Daniel Reed. Ndërkohë Pennant është akuzuar në rrjetet sociale se është paraqitur në studion e “Sky Sports” i dehur, gjë të cilën e ka mohuar në një postim në “Twitter”, ku kërkon ndër të tjera ndjesë për atë që ndodhi.

“I kërkoj falje gjithkujt në “Sky Sports” dhe të gjithë shikuesit e performancës sime të papërshtatshme sot. Kanali më ka dhënë mundësi përgjatë muajve të shkuar dhe kurrë nuk i kam zhgënjyer këshu më parë.

Në të kundërt nga fjalët që qarkullojnë në mediat sociale, unë nuk kam pirë në mbrëmje. Jam përpjekur shumë që të jem profesional gjatë muajve të fundit. Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe kjo nuk ka për të ndodhur sërish. Edhë një herë tjetër, ju kërkoj ndjesë në mënyrë të sinqertë”, ka shkruar Jermaine Pennant./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *