Komenti epik/ Tifozi i drejtohet Donald Trump: Valverde është spiun i Iranit, shpëto planetin

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur pas vrasjes së gjeneralit të këtyre të fundit. Por tifozë të futbollit nuk kanë ngurruar të përdorin këtë situatë për të ironizuar punën e trajnerit të Barcelonës në këtë sezon.

Në një postim të Donald Trump në lidhje me vrasjen e gjeneralit Iranian, një tifoz ka komentuar: “Përshëndetje zoti Trump. Ernesto Valverde punon si trajner i Barcelonës është zbuluar si një spiun Iranian. Veproni sipas rregullave dhe shpëtoni planetin. Faleminderit”.

Ky koment ka tërhequr vëmendjen e shumë personave, teksa ka marrë rreth 19 mijë pëlqime. Puna e Valverdes te Barcelona këtë sezon nuk është pritur mirë nga tifozët katalanas, ndërsa barazimi i mbrëmshëm në derbin kundër Espanyol-it i ka shtuar pakënaqësitë ndaj trajnerit të Barcelonës./Sport Ekspres/