Komentatori i vjetër “thumbon” Shakohoxhën: Njoh dikë që bërtet kot, ndeshja luhet në Antarktidë

Ahmet Shqarri është padyshim një ikonë e zërit të sportit shqiptar, pasi ka komentuar ndeshje të shumta. Kur bëhet fjalë për krahasimin me gazetarinë sportive të ditëve të sotme, nuk ka vend për shumë diskutime.

Të paktën jo në këndvështrimin e Shqarrit. I ftuar në emisionin e Pasdites te Vizion Plus, nuk ka arritur që të veçojë qoftë edhe një komentator që të bëj diferencën, madje duke “thumbuar” edhe Dritan Shakohoxhën.

“Jo të kapi mikrofonin cilido, se ne e quanim të shenjtë. Të bërtasi nga studio dhe ndeshje zhvillohet në Antarktidë. Qoftë edhe Kombëtarja jonë, e të bërtasësh në studio. Komentatorët sot nuk i njoh. Vetëm njërin njoh që bërtet kot. Nuk ka ndonjë emër që ta përmend. Këtu ka rrezik të mos ketë fakutet dhe shkollë, do jenë të mbushur me diploma falco. Vajzat i marrin për të tërhequr. Një mund ta marrësh dakort, po këto janë edhe anonime”, ka thënë Shaqri. /Sport Ekspres/