KOMENT / Një skenar Evropiani që anon nga realiteti

0

Nga Roland Luçi

Duke i hedhur një sy shortit tonë të Europianit “Francë 2016” ia vlen të nxjerrim të paktën katër konkluzione.
1- Nga vazoja e parë shorti na vuri përballë francezëve, të cilët në harkun e vitit të fundit për pak sa nuk dolën dy herë të mundur nga ne. Domethënë e kam fjalën që ndeshja jo vetëm ngaqë luhet ndaj vendit organizator do të ketë një performancë maksimale për ekipin dhe vendin tonë, por duke marrë parasysh dhe presionin nën të cilin do të gjendet patjetër ekipi francez që konsiderohet favorit, mund të them se është kundërshtari më i mundshëm për t’u goditur nga gjithë të tjerët e vazos së parë.
2- Nga vazoja e dytë shorti na dhuroi edhe një tjetër kundërshtar që zor se mund ta zgjidhnim më mirë edhe ne vetë: Zvicrën gjysmë-shqiptare që do të ketë një problem me gjetjen e identitetit të saj në ndeshjen ndaj nesh. Gjysma e ekipit zviceran do të gjendet dashje-pa dashje nën presion, bile të dyfishtë: Nën presionin zviceran, por dhe sidomos nën presionin shqiptar, pjesë e të cilit ata djem janë, sado që nuk luajnë për Kombëtaren tonë, por këtë herë bile kundër saj. Dilemat në ndërgjegjen dhe personalitetin e tyre janë një plus dhe përparësi që nuk do ta gjenim askund në ndonjë kundërshtar tjetër të vazos së dytë.
Nga një investigim sipërfaqësor në “booking.com” vërehet se çmimet e hoteleve në Lens (ku do të luhet ndeshja) dhe rrethina janë rritur, pa folur që sidomos rezervimet e tyre kane filluar masivisht menjëherë mbas hedhjes së shortit. Janë të gjithë shqiptarë, shqiptarë e jo zviceranë!

rolaPra, mund të themi lirshëm se stadiumi në Lens do të jetë po aq kuqezi sa të ishte në Tiranë, se kushtet në letër për një rezultat pozitiv janë intakt, më intakt se do ta lejonte një kundërshtar i këtij niveli në finalet e një Europiani në një rast të ngjashëm.
3- Rumania nga vazoja e tretë përbën një kundërshtar disi cilësisht të barabartë, pavarësisht se dikush mund të përmende statistika që në këtë rast i kemi negative. Por asnjë nga lojtarët kur hyn në fushë nuk e ka mendjen te bilancet, të cilat as ka pse i njeh, forma ditore e ekipit, kompaktësia e tij, skema e suksesshme e trajnerit përkatës do të jetë përcaktuese në një rezultat përkatës pozitiv. E në këtë sens edhe nga kundërshtarët e kësaj grup-vazoje zor se mund të gjenim kundërshtar në letër “më të përshtatshëm”, të cilin mund ta nevrikosim, bile dhe ta mundim.

E fundit: Trajneri ynë duhet të guxojë, të guxojë patjetër dhe jo të vazhdojë të mbetet rob i skemave të tij të deritanishme defensive, duke ia lënë si mundësi rastësisë futbollistike që të fitojmë.

Nuk është se futbolli nuk përjeton rastësi, por këtë herë në këtë Europian ne duhet të tentojmë, duhet të synojmë, duhet ta kërkojmë efektivisht suksesin. Sigurisht me kujdes, qartësi e me mend në kokë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image