Kombëtarja U19 humb me Italinë

0

Kombëtarja jonë U19 ka humbur me shifrat 1-2 takimin miqësor përballë moshatarëve italianë në “Elbasan Arena”. Pavarësisht paraqitjes së mirë të ekipit të drejtuar nga Altin Lala, italianët arritën ta fitojnë takimin. Ata kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë futbollistët tanë ishin më kërkues dhe në minutën e 72-të, Rei Manaj barazoi shifrat me anë të një penalltie. Por 6 minuta më vonë italianët shënuan sërish duke vendosur shifrat përfundimtare në 1-2. Takimi u ndoq nga rreth 4 mijë sportdashës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image