Kombëtarja U15 turne në Kroaci, FSHF publikon listën

0

Shqipëria e 15-vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, ka filluar ditën e hënë stërvitjet në kuadër të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar që zhvillohet në Kroaci në datat 8 dhe 9 qershor. Për këtë turne janë grumbulluar 20 lojtarë, ku pjesa më e madhe e tyre vijnë nga kampionati shqiptar. Gjithashtu janë ftuar edhe disa lojtarë të datëlindjes 2005, të cilët luajnë jashtë vendit.

Shqipëria ndodhet në Grupin B së bashku me NK Interblock, Slaven Belupo dhe NK Hask 1903, ndërsa në Grupin A bëjnë pjesë Dinamo Zagreb, NK Zagreb, NK Sesvete dhe Hrvatski Dragovoljac. Kuqezinjtë e vegjël e fillojnë rrugëtimin e tyre në këtë turne në datë 8 qershor me ndeshjen ndaj NK Interblock, që do të zhvillohet në orën 12:00.

Po në të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe ndeshja e dytë, në orën 16:30 ndaj Slaven Belupo, ndërsa në datën 9 qershor do të luajnë ndeshjen e fundit në grup kundër NK Hask 1903, në orën 10:00. Pasdite do të zhvillohen edhe ndeshjet finale për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e 3-të, si dhe finalja e madhe që do të shpallë ekipin fitues të turneut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.