Kombëtarja Shpresa humb me Iranin

0

Ka luajtur mirë por nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e parë miqësore, kundër Iranit. Madje përkundrazi, është ndëshkuar me rezultatin 1-2, ekipi kombëtar shpresa. Formacioni i drejtuar nga trajneri Skënder Gega, fale lojes se mire ka realizuar golin e avantazhit me ane te Gino ne minuten e 44. Por ne minuten e 20 te ndeshjes, Meçe është ndëshkuar me kartonin e kuq. Kjo ka ndikuar sigurisht, në ecurinë e takimit, megjithese skuadra ka vijuar ne nje pjese te madhe te kohes te luaje mire. Dy gola të ekipit iranian, kane ardhur në pjesën e dytë pas një lloj tërheqje të kuqezinjve 21vjeçarë. Burime pranë skuadrës, bëjnë të ditur për Ueb-in zyrtar të FSHF, se pavarësisht rezultatit, në një pjesë shumë të madhe të lojës skuadra luajti mirë dhe dominonte në lojë ndaj kundërshtarit.
Në këtë takim, kanë munguar Mërgim Vojvoda, i cili është i dëmtuar në stërvitje dhe portieri Thoma Strakosha, që nuk është paraqitur në grumbullimin e Turqisë, ndonëse ka marrë ftesën dhe konfirmuar pjesëmarrjen në minifazë dhe i është dërguar bileta e udhëtimit nga ana e FSHF.
Skuadra shpresa luajti me kete formacion: Teqja, Israeli, Qose, Lulaj, Marku, Laçi, Latifi, Gino, Meçe, Alimi, Ymeraj.
Kjo ishte ndeshja e parë miqësore që skuadra përfaqësuese 21-vjeçare ka kryer gjatë ditëve të qëndrimit në Antalia. Kjo minifazë përgatitore, ka nisur ditën e diel dhe do të vazhdojë me stërvitje dhe dy ndeshje të tjera miqësore, në ditët në vazhdim. Takimi u zhvillua në stadiumin “Asat”, në Kundu. Ky program stërvitor, gërshetuar me ndeshje miqësore do t’i shërbejnë konsolidimit të grupit, që do të përballojë Eliminatoret e Kampionatit të ardhshëm Europian, shorti i të cilit do të hidhet më 5 shkurt.
Të premten më datë 23 janar në “Papilon Sport Center” në Belek (Antalia), ekipi shpresa do të luajë kundër Ukrainës në ora 17.00 me orën lokale. / FSHF

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image