Kombëtarja, më të mirët dhe gjuha shqipe: Rrëfimi special i Edi Rejas!

0

Edi Reja ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka rrëfyer shumë gjëra interesante mbi aventurën e tij të re në krye të Kombëtares sonë. Që nga gjuha shqipe e deri te lojtarët më të mirë, Reja ka rrëfyer gjithçka.

Ke firmosur për 6 ndeshje. Po pastaj?

“Pas kualifikueseve do të shohim nëse ekzistojnë kushtet për të vazhduar së bashku”.

Sa shanse keni për të shkuar në Europian?

“Do ta provojmë, do të jetë e vështirë. Do luajmë gjithçka kundër Turqisë”.

A po mëson shqip?

“Njoh mjaft mirë gjuhën sllovene dhe mendoja se aq do mjaftonte, por në të vërtetë nuk kuptohet asgjë, nuk kanë lidhje si gjuhë. Për fat, thuajse gjithë lojtarët flasin italisht dhe kur është nevoja, më ndihmojnë Bulku e Salihi, engjëjt e mi mbrojtës”.

Çfarë ka lënë De Biazi?

“Konsiderohet hero, sepse ka arritur objektivin Europian duke mundur edhe Portugalinë në kualifikuese. Njerëzit nuk e kanë harruar këtë gjë”.

Panuçi, shumë keq…

“Nuk e njoh situatën e tij, besoj se ka pasur një qasje të gabuar me ambientin”.

Shqipëria si vend?

“Në rritje të vazhdueshme, një qytet i gjallë, plot kantiere, biznese që lindin. Shumë prej atyre që kishin emigruar janë kthyer në atdhe dhe japin kontribut për zhvillimin ekonomik. Krenaria kombëtare bashkohet me pasionin për futbollin. Ekziston një entuziazëm i jashtëzakonshëm, më kujton Napolin”.

Niveli i futbollit shqiptar?

“I pranueshëm, problemi është se më të mirët luajnë jashtë. Nuk është e lehtë të bashkosh kultura dhe ide të ndryshme: nga 25 lojtarë në kombëtare, vetëm 3 luajnë në Shqipëri. Megjithatë, stadiumet janë të mira, ashtu si qendra stërvitore në Durrës, ku stërvitet kombëtarja, si dhe stadiumi që po ngrihet në Tiranë. Një xhevahir, i ngjan Juventus Stadium”.

Si luan Shqipëria?

“E kam nisur 3-5-2 dhe dy sulmues roli mes Sadiku, Cikalleshi, Balaj e Uzuni. Kam kërkuar më shumë soliditet në mbrojtje”.

Më të mirët?

“Ata që luajnë në Itali, si Hysaj e Veseli”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.