Kombëtarja ishte U-16, por lojtarët… kishin votuar!

0

Ngjarje e pazakontë në Irak, aty ku shumë lojtarë të kombëtares U-16 janë ndalur nga policia, për shkak të falsifikimit të moshës.

Diçka normale për një vend në tranzicion si Iraku, i kthyer në fushë beteje në dekadat e fundit, ndërkohë që edhe në Shqipëri ka pasur plot raste të tilla pas ardhjes së demokracisë.

Iraku do merrte pjesë në kampionatin e Azisë Perëndimore për 16-vjeçarët, në Jordani, por zyrtarët në aeroportin e Bagdadit konfiskuan 9 pasaporta për të kryer verifikime.

Shumë lojtarë u zbulua se ishin mbi 18 vjeç dhe kishin falsifikuar pasaportat, si dhe ishin ruajtur. Të gjithë zyrtarët e përfshirë nga Federata Irakiane janë pushuar nga puna dhe janë nën hetim, si lojtarët që falsifikuan moshën.

Edhe në fillim të këtij viti ndodhi diçka e ngjashme në Irak, me shumë lojtarë të zbuluar mbi moshën e deklaruar, ndërsa shpesh ka pasur denoncime se lojtarët e ndalur të hënën në aeroport kishin votuar këtë vit, pasi kishin postuar edhe foto në rrjetet sociale ku praktikisht spiunonin veten.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.