Kombëtarja i rikthen buzëqeshjen Duros, tashmë të gatshëm për të përmbushur ultimatumin

Kombëtarja i ka dhënë një asist ekipit të Kukësit, teksa kjo periudhë pushimi për Superioren duket se ka sjellë edhe buzëqeshje në fytyrën e Duros. Trajneri i verilindorëve do të ketë mundësinë që të përballet me ekip të plotë kundër surprizës së këtij sezoni, Bylisit.

Kështu, lojtarë të rëndësishëm si Shkurtaj apo Limaj, si dhe Obanor e Musataj janë rikthyer nën urdhërat e Shpëtim Duroj dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit në stërvitje, duke kaluar kështu dëmtimet që kanë pasur. Gjithashtu pjesë e ekipit kundër Bylisit do të jetë edhe Musolli, i cili rikthëehet pas atij pezullimi për shkak kartonash.

Me grupin e plotë, tashmë Kukësit nuk i lejohen më hapa fals dhe e vetmja gjë që u mbetet të bëjnë është të luftojnë në fushën e lojës për të përmbushur edhe atë ultimatum që presidenti Gjici ka vendosur: “Fitore në katër ndeshjet e radhës”./Sport Ekspres/