Kombëtarja e Shqipërisë vjen me “Triumf”, dokumentari emocionues do të dalë në kinema

Së shpejti do të shfaqet në kinema dokumentari “Triumf”, që ka në qendër të tij Kombëtaren e futbollit të Shqipërisë. Në të flitet për rrugëtimin e kuqezinjve drejt arritjes më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, atë drejt “Euro 2016”.

Pjesë e këtij dokumentari janë bërë shumë figura të njohura si të Kombëtares, që ishin edhe aktorët kryesorë në këtë rrugëtim, ashtu edhe njerëz të tjerë public, që kanë shprehur përjetimet e tyre. Ndërkohë nuk kishte se si të mungonte edhe ajo natë e hidhur e kaluar në Beograd. “Triumf” do të shfaqet në ekranin e madh të kinemave për të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm në datën 15 nëntor./Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/1493143934183155/