Kombëtarja e bën të mundur, Andi Lila: Më është bërë qefi për Lorenc Trashin!

Kombëtarja është ajo që i bashkon të gjithë, pavarësisht atyre “ndarjeve” të vogla kur flitet për ekipet e ndryshme që përkrahin tifozët në Superiore. Gjithashtu edhe kur flitet për vetë protagonistët, që këtë herë kanë bërë të gjithë tifoz për Lorenc Trashin.

Ky i fundit do i shpërblente me një gol të mrekullueshëm, për të ngritur lart nderin e futbollit shqiptar. Në një prononcim për “ABC Neës”, Andi Lila është shprehur se është lumturuar për realizimin e mbrojtësit të Partizanit.

“Trajneri u ndryshuar në mes dhe duhet kohë përshtatje. Mendoj se është në rrugën e duhur. Shpresoj të vazhdojmë në të njëjtat ritme edhe në dy ndeshjet e  mbetura. Duhet parë edhe drejt sezonit të ri. Kam djem të ri. Pashë Trashin dhe m’u bë qejfi, pasi edhe nga kampionati shqiptar dalin lojtarë që paraqiten mirë në formacion në kombëtare.

Duhet parë nga moshat e reja, tek akademitë dhe futbolli jonë të rritet”, ka thënë Lila. Megjithatë, nëse realizimi i Trashit do të vinte në kampionat, edhe vetë futbollisti i Tiranës nuk do të shprehej në të njëjtën mënyrë. /Sport Ekspres/