Kombëtarja barazon në fushë, në Portugali apokalips zjarri!

0

Ndërsa kombëtarja e Kristiano Ronaldos, që ka vendosur të largohet nga Real Madridi dhe ende nuk dihet se ku, barazonte 2-2 ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatës, Portugalia është në një situatë dramatike dhe pranë apokalipsit, pasi numri i viktimave pas zjarrit të shpërthyer në pyllin e madh të Pedrogaos ka shkuar në 62.

Mes tyre, edhe 4 fëmijë janë djegur nga flakët. Eshtë shpallur gjithashtu 3 ditë zie kombëtare, ndërsa lojtarët në fushë mbajtën shiritin e zi në shenjë respekti.

https://www.youtube.com/watch?v=Zgg3bUWskp8

Duke iu kthyer ndeshjes, barazimi ndaj Meksikës 2-2 ishte spektakolar, në një atmosferë festive.  Ishte Kuarezma ai që realizoi ndaj amerikanoqendrorëve, ndërsa barazoi Hernandezi. Në pjesën e dytë, Sedrik do të realizonte sërish për kampionët e Europës, por në fund do të barazonte blerja e re e Romës, ish-lojtari i PSV-së, Hektor.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.