Kombëtaret nuk shihen duarkryq, Tirana e Memës zbret në fushë të shtunën

Ndërkohë që ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2020 kanë nisur, ekipet e Superiores kanë vendosur të zhvillojnë takime miqësore për të ruajtur formën e lojtarëve, në një kohë që kampionatet janë pushim.

Kështu, ekipi i Memës nuk ka vendosur të rrijë duarkryq në shtëpi, por të ngrohë muskujt në këtë periudhë kur vëmendja është kthyer nga Kombëtaret.

Skuadra e Tiranës ka njoftuar një ndeshje miqësore me Besëlidhjen e Lezhës, që do të luhet ditën e shtunë. Bardheblutë do të presin kundërshtarët në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 17:00, ku do të provojnë ekipin e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë ecurinë pozitive që kanë pasur në këtë fillim sezoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *