Kombëtaret në fushë favorizonin shkarkimin e Memës, Halili ndryshon vendimin në fund

Te Tirana nuk ishin vetëm fjalë të pabaza ato që shpreheshin për një largim të mundshëm të trajnerit Mema nga bardheblutë. Ndeshjet e fundit dhe mungesa e rezultateve ka bërë që kryeqytetasit të mendojnë edhe për zëvendësuesin e Ardian Memës.

Gjithçka do të shkonte perfekte në këtë periudhë. Kjo pasi do të luajnë Kombëtaret dhe tekniku i ri do të kishte më shumë kohë për të njohur më nga afër skuadrën. Megjithatë ai takim i sotëm mes trajnerit dhe presidentit Refik Halili vendosi gjithçka.

Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, Halili ka bërë një prapakthehu në momentin e fundit, duke vazhduar t’ia besojë stolin e ekipit Ardian Memës. /Sport Ekspres/