“Koloni” braziliane te Vllaznia, Luftëtari lëviz në muajin korrik

Fillimi i verës i ka gjetur në situata të ndryshme klubet shqiptare. Ekipet si Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Tirana kanë filluar merkaton, ndërsa skuadra si Luftëtari e Flamurtari kanë pësuar eksode masive.

Për situatën te bluzinjtë ka folur menaxheri i shumë lojtarëve të Superiores, Elton Marini. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH“, Marini zbuloi një bisedë midis tij dhe presidentit të Luftëtarit Grigor Tavo. Ndër të tjera menaxheri zbuloi dhe faktin që Vllaznia ka arritur akordin me sulmues nga Brazili.

LUFTËTARI – “Unë përfaqësoj Realdo Filin dhe në një bisedë që kam pasur me presidentin Tavo, ai më dha garanci për detyrimet ndaj meje dhe lojtarit tim, për pjesën tjetër më dha se do të flasim pas 1 korrikut”.

VLLAZNIA – “Vllaznia është një ndër klubet që ka filluar të punojë që tani. Ata kanë gjetur akordin me dy futbollistë nga Brazili, por edhe me sulmuesin kryesor të vitit të kaluar Silvo Zhunior”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *