Kololli imiton Ronaldon, por edhe Kasami e Demhasaj mahnitin në Zvicër

Benjamin Kololli vazhdon të shkëlqejë në Zvicër, sepse dje shënoi një supergol në fitoren e bujshme 2-1 që Lozana arriti në Bazel. Si kurrë në këto vitet e fundit, Bazeli e ka nisur shumë keq sezonin dhe ndër të paktët që u ka shpëtuar kritikave ka qenë Taulant Xhaka, si gjithnjë luftëtar në fushë. Ndërkaq, Kololli shënoi golin e barazimit të përkohshëm me një “predhë” nga goditja e dënimit, alla Ronaldo, dhe luajti shumë mirë, duke u përfshirë në formacionin e javës në Zvicër.

Amazing Free Kick Kololli (1-1) FC Basel vs… by hdlivegoals

Nuk ishte vetëm ai nga shqiptarët e Zvicrës që gjeti vend në top11 të javës. Pajtim Kasami shënoi për Sionin dhe luajti një ndeshje shumë të mirë, edhe pse nuk mjaftoi, sepse skuadra e Tramexanit, me Kukelin e Lenjanin në formacion, u mund 3-2 në Zyrih nga Grasshopers.

Pajtim Kasami Goal HD – Grasshoppers 1 – 2 Sion… by sonjamacleod

Në fund, vend në formacion edhe për sulmuesin 21-vjeçar Shkëlqim Demhasaj, i cili në sezonin debutues në Superligë me Lucernën po tregon se është një talent i pastër. Nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje nga minuta e parë, por në 4 paraqitje si zëvendësues ka shënuar 2 gola. Dje u fut në pjesën e dytë, kur Lucerna po humbiste 2-0 ndaj Tunit. Asist në minutën e 68-të, supergol në minutën e 84-të, përfshirje në formacionin më të mirë të javës!

Luzern 2:2 Thun (Swiss Super League 10… by BundesligaHD

Nuk ka vetëm lëvdata për shqiptarët në Zvicër, sepse Gjelbrim Taipi është përfshirë në formacionin më të keq të javës. Mesfushori i Sant Gallenit, i cili ka deklaruar se do të luajë për Kosovën në vazhdim, u ndëshkua me karton të kuq të shtunë në minutën e 56-të të sfidës Zyrih-Sant Gallen 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *