Koliçi në treg, portieri ka disa oferta të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit

Enea Koliçi i dha fund aventurës 3-vjeçare me Kukësin para pak ditësh. Klubi verilindor nuk e futi në listën e Champions Leagues, por afroi në ekip dhe Faton Malokun si portier të dytë duke i lënë vendin e titullarit Stivi Frashërit. Pogradecari ka kërkuar vetë largimin nga klubi verilindor, pasi ka disa oferta.

“Supersport” zbulon se futbollisti mund të largohet drejt Kategorisë së Parë turke. Portieri mund të kalojë në ekipin e Afijet AfyonSpor. Drejtuesit e klubit nga qyteti i Afyonkarahisari i kanë parashtruar një kontratë me kohëzgjatje 2-vjeçare nga e cila Koliçi pritet të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon. Ky ekip garonte në ligën e dytë, ndërsa tani do të garojë në ligën e parë, pasi siguroi ngjitjen me anë të “play-off”-it

Një tjetër alternativë vjen nga kategoria e dytë e Arabisë Saudite, më konkretisht nga Al Mujazzal, skuadër që drejtohet nga Ivan Gvozdenovic. Nga krahu tjetër, mbeten dhe Flamurtari me Gozzanon, që janë të interesuara për të marrë shërbimet e portierit 32-vjeçar. Koliçi do të vendosë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *