Koliçi: Jemi në negociata, kthehem vetëm me kontratë të re

0

 

Versioni i Kukësit është që Enea Koliçi do të bashkohet me skuadrën në datën 15 korrik, megjithatë nuk është i këtij mendimi vetë lojtari. I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, portieri pranon se është në negociata me Kukësin, por në mënyrë kategorike mohon që të jetë arritur një marrëveshje: “Jemi në bisedime ende”, thotë fillimisht gardiani i Kukësit. Ndryshe nga versioni i Kukësit, Koliçi tregon se nuk ka ende një marrëveshje, por nuk e përjashton mundësinë që diçka e tillë të arrihet në orët në vazhdim. Vetë lojtari e ka bërë të qartë prej kohësh që nuk e njeh kontratën e depozituar në FSHF në datën 20 korrik. Fakti që ai rezultonte jashtë Shqipërie e bën akoma dhe më të çuditshme situatën. Koliçi paralajmëroi se çështja do të shkonte në FIFA, por situata duket më e qetë tani, por jo e zgjidhur. Nëse Kukësi e bën fakt të kryer, 31-vjeçari sqaron se bashkëpunimi do të zgjatet vetëm nëse do të ketë një kontratë të re për të, me kushte të reja: “Nëse biem dakord do të firmos kontratë të re me kushte të reja, për të vazhduar dhe një sezon”. Praktikisht gjithçka mbetet e hapur megjithatë duket se lojtari i qëndron hipotezës së vjetër, që kontrata ne depozituar në FSHF është e pavlefshme. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojnë punët, por e sigurt është që mes Kukësit dhe Koliçit ka vetëm armëpushim dhe jo paqe, pavarësisht se duket se janë në rrugën e duhur për këtë të fundit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image