Koliçi: E mbyllim vitin me fitore, fitojmë si në ndeshjen e parë

Fitoret ndaj Partizanit dhe Kamzës kanë ngritur besimin te klubi i Flamurtarit. Në një intervistë për “Supersport”, portieri i skuadrës vlonjate, Enea Koliçi ka deklaruar se ecuria e mirë e Flamurtarit do të vazhdojë dhe në ndeshjen e fundit të sezonit.

“Normal që këto dy fitore kanë qenë shumë të rëndësishme për ne. Tani, kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme ndaj Tiranës. Për ne nuk ka rëndësi. Do shkojmë drejt Tiranës për të fituar. Nuk na intereson situata në të cilët ndodhet kundërshtari. Shpresoj që ta mbyllim këtë vit me fitore”.

“Ish”-i Mema – “Trajneri Mema ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe e di si funksionin klubi jonë, por besoj se do të fitojmë siç bëmë në ndeshjen e parë”, përfundoi portieri i skuadrës vlonjate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *