Koliçi do kujdes, Kotobelli: Nuk mendojmë për pagat, duam Europën!

0

Enea Koliçi dhe Blerim Kotobelli ishin protagonistë në fitoren e fundit me Kukësin. Portieri ishte vendimtar me pritjet e tij, kurse mbrojtësi i majtë dha krosimin nga edhe erdhi goli i parë i shënuar nga Xhevahir Sukaj. Sot të dy këta futbollistë dolën para mediave dhe ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Koliçi foli fillimisht për ndeshjen e nesërme me Luftëtarin: “Normal që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, duke parë edhe ecurinë e Luftëtarit në këto ndeshjet e fundit. Është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar. Kanë edhe një trajner shumë të mirë, që ka ndryshuar totalisht fytyrën e ekipit. Gjithsesi është një ndeshje që e luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon. Besoj se do t’ia dalim me sukses”.

Në Vlorë ende nuk janë paguar futbollistët dhe normalisht nuk është e lehtë të motivohesh. “Motivi është vetëm trepikëshi. Duhet ta marrim që të vazhdojmë këtë ecuri pozitive që kemi pasur këto ndeshjet e fundit. Siç e thashë edhe më parë, do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja krahët. Shpresoj t’ia dalim”, tha Koliçi.

Në fund ai jep një mesazh edhe për tifozët e Flamurtarit: “Tifozët do bëjnë detyrën e vet, sikurse kanë bërë deri më sot. I falënderoj për mbështetjen në këto ditë të vështira. I presim edhe në këtë ndeshje të na mbështesin”.

DEKLARATA E MBROJTËSIT – Blerim Kotobelli është ngacmuar që në fillin në lidhje me pagat. Mendoj se është një situatë e vështirë, por presidenti na ka dhënë besimin se çështja shumë shpejt do të zgjidhet. Ne ashtu shpresojmë të ndodhë. Në fushë nuk e mendojmë pjesën e rrogave, mundohemi të japim maksimumin. Nuk kam çfarë them më shumë, thjesht do zgjidhet shumë shpejt”, deklaron mbrojtësi i majtë i vlonjatëve.

Sa i takon motivimit, Kotobelli shton: “Na motivon objektivi për kupat e Europës, ky është motivimi ynë i vetëm. Shpresoj ta mbajmë këtë vend dhe të arrijmë të realizojmë objektivin që ka klubi. Në fillim klubi donte kupat e Europës dhe ne shpresoj t’ia dalim. Ky është motivi ynë”.

“Shanset për Europën? Derisa ndodhemi në vendin e tretë, mendojmë për këtë pozicion. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe shpresojmë që të jemi. Janë ndeshje të vështira, sigurisht, sikurse kjo me Luftëtarin. Duhet ta vlerësojmë dhe të mendojmë vetëm për tre pikët”, përfundon mbrojtësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.