Koku lë PSV-në për Fenerbahçen, e pason një tjetër legjendë holandeze

PSV Eindhoven ka lajmëruar sot se trajneri Filip Koku do të marrë drejtimin e Fenerbahçes në kampionatin turk.

Me një postim në Tëitter, PSV ka falënderuar Kokun për punën fantastike të bërë te klubi holandez që prej vitit 2012, kur e mori përkohësisht drejtimin, para se të emërohej trajner në vitin 2013, me tre tituj kampionë të fituar në vazhdim (2014–15, 2015–16, 2017–18), pa harruar një kupë e dy Superkupa.

“Gjashtë trofe në 5 sezone. Faleminderit për vitet e suksesshme me ne, të urojmë fat te Fenerbahçe”, shkruan klubi, ndërkohë që edhe Fenerbahçe e ka zyrtarizuar, duk u ndarë kështu me trajnerin Ajkut Koxhaman.

Ndërkaq,PSV ka zyrtarizuar edhe pasuesin e Kokut, sepse është Mark van Bomel trajneri i ri. 41-vjeçari është një nga legjendat e klubit si futbollist, ndërsa aktualisht është ndihmëstrajner i Australisë, detyra e parë në drejtim. Pas Botërorit Van Bomel do të kthehet në shtëpi, për të nisur punë si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *