Kokëdhima gati të blejë edhe një klub, tifozët: E papranueshme!

Albpetroli mund të ketë pronar të ri dhe është një emër i njohur ai që mund të marrë drejtimin e klubit nga Patosi. KF Albpetrol Patos Albania në Facebook shkruan se Koço Kokëdhima mund të blejë shumicën e aksioneve të klubit. Jo vetëm kaq, pasi thuhet se Albpetroli do të ndryshojë edhe emër.

“Ekipi i Albpetrol Patos do t’i kalojë 75% të aksioneve Koço Kokëdhimës. Kjo pritet të votohet në bashki brenda disa javëve, ku më pas do bëhet fusha stërvitore, fusha e stadiumit aktual dhe ndryshimi i emrit, nga Albpetrol në Apolonia B”, shkruhet fillimisht në këtë postim.

Tifozët e quajnë një veprim të papranueshëm, duke sugjeruar edhe emrin në rast se do ketë ndryshim. “Një gjë e papranueshme kjo nga tifozët patosarakë, ku ekipit me traditë t’i bëhet diçka që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Më mirë mos të ketë privatizim dhe të shikojmë me pasion atë ekip në shi, në diell e në erë. E ndjekim nga pas kudo që shkon skuadra dhe kjo nuk duhet lejuar që të ndryshojë emri. Diçka duhet ta kërkojë edhe kryetarja e bashkisë, që emri t’i vihet KS Patos. Presim një përgjigje, pasi kjo të diskutohet edhe me tifozët, të cilët nuk e pranojnë diçka të tillë. Faleminderit!”, përfundon deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *