Kokat e grupeve presin vizita, skuadrat e fundit kanë prova tripikëshe

0

E diela është e rezervuar për ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të cilat e kanë ulur numrin e zhvillimit të tyre pas daljes nga gara të skuadrave që kapitulluan që në start. Gjithsesi, 6 ndeshje në Grupin A dhe 7 në Grupin B, mbajnë në ethe 26 skuadra, të cilat do të kërkojnë që këtë vit ta mbyllin me rezultate sa më pozitive. Java e 12-të rezervon sfida, prej të cilave nga të dy kahjet e rendtjes edhe mund të ketë lëvizje.

Sopoti-Gramshi

Kështu, në Grupin A, katër skuadrat kryesuese kanë ndeshje sa të lehta, aq edhe delikate. Tërbuni kryesues viziton Vllazninë B, një derbi deri sezonin e shkuar, pasi te Tërbuni luanin shumë shkodranë.

Luzi që është i dyti në renditje pret në fushën e tij Spartakun, një ndeshje që kuotohet fitore e vendasve, ndërsa Sopoti i vendit të 2-të pret Gramshin e vendit të 3-të, një “derbi” për vendin e dytë. Tirana B që renditet në vendet e fundit, është mysafire te Partizani B, ndeshje nga e cila bardheblutë numër 2 mund të përcaktojnë shumë për vazhdimësinë.

Në Grupin B, tre kryesueset: Shkumbini, Devolli e Maliqi luajnë në fushën e tyre. Por të treja kanë ndryshim në sfida, pasi peqinasit presin Albpetrolin, skuadër që pretendon kreun, ndërsa Devolli pret Gramozin dhe Maliqi pret Butrintin. Në fundin e renditjes, Naftëtari i fundit pret Termin e Tiranës, ndërsa në Përmet, Tepelena  udhëtuese mund të sjellë befasinë e javës. Skuadrat e mesit të renditjes, këtë javë i zgjidhin mes tyre “konfliktet” për renditjen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.