“KOK” zbret në trevën shqiptare, projektohet nga Dalipi dhe kikboksieri i mirënjohur Poturak

Sporti nuk përfshin vetëm pjesën e futbollit, megjithëse kjo e fundit ndiqet më në masë nga shqiptarët. Gjithashtu një fushë shumë e preferuar është edhe ajo e sportit luftarak, ku përfshihet kikboksi, boksi apo MMA.

Por sigurisht që në vëndet e vogla mungojnë edhe organizime të tilla, pasi kanë një kosto shumë të lartë. Pavarësisht shikueshmërisë që të madhe që ka në gjithë botën, ku më e pëlqyer mbetet MMA.

Në Maqedoni është duke u projektuar edhe zhvillimi i ndeshjeve të mbështetura nga organizata botërore KOK, që ndryshe quhet edhe “King of Kings”. Aty duelojnë “luftëtarët” më të mirë, ndërsa do të sillet nga ish-menaxheri i parë në sportet luftarake Evren Dalipi, së bashku me Ili Risteski, që do të ketë edhe rolin e ndihmësit.

Dalipi është takuar në Shkup me kikboksierin e mirënjohur dhe me famë botërore, Dzevad Poturaku, që ka qenë kampion bote në “WAKO” dhe tashmë mban titullin si kampion Europe. Në këtë takim është folur pikërisht për mbajtjen e këtyre organizimeve që pritet të zhvillohen jo vetëm njëerë gjatë vitit, ndërsa në plan ideohet edhe një shtrirje në Shqipëri, atje ku do tw pwrfshihet edhe “MMA”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *