Kohë virusesh por ka vend dhe për gjoba, Marcelo sërish protagonist në thyerjen e rregullave

0

Nga karantina Marcelo duhet të paguajë 105 mijë euro për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Madrid gjatë ditës së djeshme. Mbrojtësi i “Los Blancos” u ndalua nga policia rrugure më 19 dhjetor ndërsa vetëm dje është bërë e mundur ekzekutimi i dënimit me gjobë.

Edhe më herët Marcelo është ndaluar për ngarje të mjetit pa patentë, ngarje me shpejtësi apo mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor. Kujtojmë se edhe të tjerë futbollist për shkak të famës kanë të njejtat probleme si Marcelo. Përpara disa javësh Balotelli përplasi makinën e tij në portën e një prej komshinjëve duke u detyruar të kthehet në shtëpi në këmbë dhe i dehur./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.