Kohë firmash në Berat, vijnë 3 zyrtarizime!

 

Pas një pritjeje të gjatë nga ana e futbollistëve beratas, duket se më në fund ka marrë fund gjithçka për sa i përket nënshkrimit të kontratave mes lojtarëve dhe klubit Tomori.

Duke nisur nga e marta paradite, drejtuesit e klubit kanë nisur t’u vendosin përpara futbollistëve kontratat, të cilat janë nënshkruar nga ana e futbollistëve, që kanë aprovuar me këtë rast edhe kushtet e vendosura nga ana e klubit beratas.

Ashtu siç pritej, klubi beratas gjithçka e ka bazuar te modeli i sezonit të kaluar, ku futbollistët do të paguhen vetëm me rroga mujore, të cilat sigurisht që do të jenë shumë të kënaqshme për futbollistët kryesisht titullar.

Për shkak të ligjit ekzistues, në borderonë e klubit shifrat nuk shkojnë më lart se shifra e 30 mijë lekëve të reja, por pjesa tjetër do të jepet në formën e shpërblimeve apo sponsorizimeve.

Edhe në kontratën për sezonin e ri futbollistik 2018-2019 futbollistët e Tomorit kanë nënshkruar kontratë 1-vjeçare, por ndryshe nga sa e sanksionon ligji për sportin dhe pagesën financiare, vetë futbollistët e kanë shprehur nën zë se paga e fundit si gjithnjë do të fshihet me “gomë” nga klubi, drejtuesit e të cilit çuditërisht nuk japin llogari para askujt, çka shton dukshëm dyshimet se gjithçka bëhet me ” bekimin” e vetë Bashkisë, që ka në varësi klubin.

Kështu, kanë rinovuar sot, sipas komunikatës zyrtare, Ervis Caco, Eristotel Koleci dhe Alvi Ahmetaj, duke u lidhur edhe për një sezon me ekipin beratas.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *