“Kohë dhe durim”, Tare shpjegon metodën e tij: Na ka mësuar historia, i mirëpresin lojtarët me skepticizëm por…

0

Igli Tare është arkitekti dhe një pikë kyçe në suksesin e Lazios. Blerjet e tij kanë rezultuar gjithnjë të doditura, teksa me pak shpenzime ka ndërtuar një grup që tashmë po Lufton dhëmb për dhëmb me Juventusin në Serie A. Vlera e futbollistëve të Lazios ka pësuar rritje të ndjeshme, duke e bërë kështu Taren një nga më të mirët në rolin e drejtorit sportiv.

Vlonjati ka shpjeguar për “Sky Sports” edhe atë që mund të quhet “metoda Tare”, ku thekson se koha dhe durimi janë çelësi i suksesit. Madje përmend edehe faktin se shpesh futbollistët kanë ardhur me një sy kritik nga opinion sportive dhe publik, por që vitet kanë vërtetuar se e kanë pasur gabim për skepticizmin.

“Përvoja më ka mësuar që për të bërë një projekt teknik të rëndësishëm ju duhet kohë, por mbi të gjitha keni nevojë për durim. Historia na ka mësuar që me kalimin e viteve shumë lojtarë kanë mbërritur në këtë shesh të mirëpritur me skepticizëm dhe pas një ose dy vitesh ata janë bërë lojtarë të rëndësishëm”, ka thënë Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.