Koha për bilancin vjetor, Rexhinaldo flet me shifra e falënderon

Rexhinaldo është larguar drejt Mozambikut, por tanimë që është mbyllur pjesa e parë e sezonit, ka bërë edhe një bilanc të asaj që ka ndodhur me të gjatë vitit 2018. Nuk mungojnë as falënderimet.

“Ky vit po shkon drejt fundit. Kështu, dua të falenderoj në radhë të parë Zotin dhe më pas të gjithëve, në veçanti tifozët për mbështetjen e tyre. Ishte një vit fantastik për mua. Arrita gjëra të mira, të cilat i ndava me ju. Arritje të tilla do të jenë të shënuara gjithmonë në jetën time, normalisht dhe në karrierën time. Mu desh shumë sakrificë, shumë këmëngulje për të qenë gjithmonë i fokusuar në objektivat e mi, sigurisht dhe me mbështetjen e kolegëve të mi, trajnerëve, drejtorëve, presidentëve, familjes, normalisht dhe me ndihmën tuaj.

Gjithashtu, dua të theksoj që, ish-presidenti im në klubin ku jam aktivizuar në Mozambik, Z. David Ramos Dos Reis, ka qenë vendimtar në karrierën time. Tani, shoh këtë ecuri: 25 gola të shënuar në 2018. Premtoj që do të bëj më mirë në vitin 2019. Vazhdoni të kaloni festa të gëzuara. Për ata që janë sëmurë në këtë moment, u uroj shërim sa më të shpejtë, të burgosurve u uroj lirim, të rikthehen sa më shpejt në familjet e tyre, jetimët fëmijët e rrugës, handikapët, dhe nevojtarët uroj që Zoti t’i bekojë dhe t’u japë forcë për të vazhduar që të luftojnë dhe të kenë sukses në vitin e ardhshëm. RF9”, shkruan sulmuesi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *