Koha e zgjimit! Lionel Mesi reagon për herë të parë për kalimin te Interi: Gënjeshtra dhe gënjeshtra

Në mediat e shkruara dhe prestigjoze në Europë është përfolur shumë në këto kohë, edhe për çështje që nuk përfshihen direkt me Koronavirusin. Një prej tyre ishte edhe burgosja dhe lirimi i Ronaldinjos nga burgu, që erdhi për një shumë të madhe parash.

Fillimisht u tha se ishte një prej lojtarëve të Barcelonës që mbuloi të gjitha shpenzime dhe duke u përmendur Lionel Mesi si shpëtimtar, por kjo mohoet nga vetë ylli argjentinas. Gjithashtu një tjetër çështje që hidhet poshtë është për kalimin e tij te Interi.

Specialistë të ndryshëm po i mëshonin edhe më fort këtij kalimi, duke u shprehur se kishte ardhur koha për një lëvizje të bujshme të Mesit. Grindjet e vazhdueshme te Barcelona, dëshira e hershme për ta marrë Interi në skuadër dhe njëkohësisht një e mirë për futbollin në Itali pas gjithë dramës që është duke u përjetuar nga Koronavirusi, ishin arsye të mjaftueshme për të mbështetur tezën. Nëpërmjet një reagimi të fundit nga “Instagrami”, Lionel Mesi ka publikuar të dyja këto lajme nga një televizion i njohur dhe duke i bashkangjitur një përshkrim përgënjeshtrues: “Gënjeshtra numër një dhe gënjeshtra numër dy. /Klaudio Ndreca- Sport Ekspres/