Koha e Hakajt te Teuta, Gega e ka zgjidhjen për Ibrahimin

Teuta-Partizani do të jetë një ndeshje e tëra për t’u parë këtë javë. Durrsakët kanë mundësi të futen në garë për titull në rast fitoreje, pasi diferenca me të kuqtë do të shkonte tre pikë. Kështu që motivimi në skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është mjaft i madh.

“Djemtë e Detit” nuk do të jenë të plotë në këtë takim, pasi Fabjan Beqja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Skënderbeun. Javët e fundit ai është parë të luajë në të majtë të mbrojtjes, pasi Esin Hakaj ka pasur shqetësime fizike.  Shkodrani pritet titullar në ndeshjen me Partizanin, klub të cilin ai e la për Teutën.

Ndërkohë edhe te Partizani ka një mungesë në mbrojtje. Labinot Ibrahimi plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë në derbi dhe do të mungojë në transfertën e Durrësit. Që ndaj Tiranës trajneri Skënder Gega la të kuptohej se kush mund ta zëvendësojë.

Tekniku i Partizanit zhvendosi në prapavijë Esat Malën, i cili është i aftë të luajë në disa pozicione. Me shumë gjasa i riu do të luajë edhe nga Teutës në mbrojtjes, pasi alternativat për krahun e djathtë të prapavijës mundojnë te “demat e kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *