Kofi Doseh afrimi i radhës, Bylisi e mbyll me 15 përforcime

Bylisi ka bërë disa afrime këtë verë, teksa numri i lojtarëve që kanë nënshkruar me ballshiotët ka shkuar në 15. I fundit që është zyrtarizuar është sulmuesi Kofi Doseh. Futbollisti 26-vjeçar ka qenë vjet pjesë e Skopje, klub që ra nga elita e futbollit maqedonas.

Futbollisti nga Togo konsiderohet një lojtar me vlera dhe në Ballsh presin shumë prej tij. Sezonin e shkuar në Maqedoni ai arrit të realizonte pesë gola. Tanimë do tentojë të ndihmojë Bylisin të rikthehet në Superiore.

“Kofi Doseh, sulmuesi nga Togo vjen në Ballsh! E kemi federuar që kur është vëzhguar në miqësoren me Albpetrolin! Ka shënuar 5 gola ne Superligen maqedonase vjet! Por jo vetem.: Bytyci, Çela, Peposhi, Doksani, Janku, Shyti, Zefi, Lickollari, Barjamaj, Beji Antoni, Kasaj, Tushi, Jaupaj, Ofei e Kofi! Ta nisim mbare nga Rrogozhina, sot ora 16:00”, njofton klubi ballshiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *