Koeçidenca e frikshme me Bonaventurën! Vrioni për Juventusin A, në Itali: Ndihmësi i Sarrit e mbante pas stërvitjes

Nga Klaudio Ndreca

Xhakomo Vrioni ka tërhequr vëmendje të madhe pas super golit të realizuar nga distanca në ndeshjen e fundit me Juventusin U-23. Ky ishte goli i parë për sulmuesin shqiptar i veshur si bardhezi, por e majta e mrekullueshme nga ajo largësi nuk mund të kalonte pa jehonë.

“Gianluca Di Marzio” i ka kushtuar një artikull lojtarit të Shqipërisë duke e etiketuar si e ardhmja e Juventusit, pra që do të ketë mundësitë e tij për ekipin A. Gjithashtu theksohet fakti se ndihmësi i Sarrit, Martusciello e mbante gjithmonë Vrionin pas stërvitjes për t’i treguar më saktësisht sesi duhet të vendoset në fushë, sesi duhet që ta mbrojë topin dhe sesi të godasë.

Një stërvitje individuale për futbollistin që e ka ndihmuar edhe më tepër që të rritet. Emocionet e mëdha janë kaluar pasi Vrioni e ka marrë në tre raste ftesën e Sarrit për të qenë në pankinë me ekipin e parë, ndërsa është stërvitur me yje si Ronaldo, Dibala dhe Higuain.

Ndërkohë “Gianluca Di Marzio” tregon edhe një koeçidencë të lojtarit shqiptar me Bonaventurën, që deri tani ishte anashkaluar pa u vënë re. “Të dy futbollistët janë të lindur në San Severino Marche. Një rastësi të madhe ka edhe në datëlindje me anagramin, në 1989 ka lindur Bonaventura dhe në 1998 ka lindur Vrioni. Të njëjtat numra, vetëm kombinime të ndryshme. Dhe tjetër? Emri: “Giacomo quhet njëri dhe Giacomo quhet tjetri. Nëse Dante ose ndonjë studiues tjetër i vjetër do të ishte për të parë këtë koeçidencë, atëherë do ta bënin shkrim”, thuhet në median italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *