Koeçidenca e bukur e numrave 27, heronjtë Moura dhe Origi në shifra

Divok Origi dhe Lukas Moura kanë qenë emrat më të përfolur në këto ditët e fundit, për shkak se ishin këta dy futbollistë që i dhanë kualifikimin skuadrave të tyre për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Si sulmuesi belg, ashtu dhe ai brazilian, nuk janë lojtarë kyç për trajnerët e tyre, por treguan se kur e kanë mundësinë, janë aty për t’u shndërruar në protagonistë.

Origi dhe Moura kanë disa të përbashkëta shumë interesante: TË dy mbajnë në fanellë numrin 27. Të dy kanë një të kaluar në kampionatin francez, njëri me Lilën, tjetri me PSG-në. Si Origi, ashtu dhe Moura, nuk shënuan asnjë gol në Premier League sezonin e shkuar.

Sezonin 2014-15, Moura dhe Origi janë përplasur kundër njëri-tjetrit në Francë, kur të dy ishin në një moshë shumë të re (21 dhe 19 vjeç). Pikërisht në atë sezon, të dy futbollistët shënuan nga 7 gola në Ligue 1. Sot, janë finalistë të UEFA Champions League dhe po të mos ishin ata, skuadrat e tyre do ta ndiqnin nga shtëpi finalen e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *