Klubi në Kroaci e tregon me krenari: Uzuni ynë ka arritur nivel më të lartë, me letër higjenike bën spektakël

Lokomotiva e Zagrebit vazhdon që të ndërgjegjsojë tifozët e saj, sa i përket kësaj periudhe të vështirë që po kalohet me Koronavirusin. “Qendroni në shtëpi”, është thirrja që vazhdon e vazhdon të dëgjohet. Në këto kushte është hapur një sfidë e re mes lojtarëve, me mjetet rrethanore.

Futbollistët nisin të bëjnë spektakël dhe të mbajnë me xhungulime letrat higjenike. Këtë gjë e ka bërë edhe Myrto Uzuni, që ia ka dalë me sukses. Për këtë arsye, klubi kroat e ka shpërndarë në “Faceebook”, duke kërkuar që kjo lojë të bëhet popullore duke thënë se Uzuni ka arritur në nivelin më të lartë të saj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *