Klubi londinez i hap dyert, Higuain pranë kthimit në ishull

0

Gonzalo Higuain edhe pse ka një marrëdhënie shumë të mirë me Sarrin, nuk pritet të qëndrojë në Torino. Sulmuesi e ka humbur shkëlqimin e tij pas periudhës së vështirë te Milani e më pas te Çelsi. Gjithsesi, kërkesat për të nuk mungojnë.
Roma është klubi i parë që kërkon shërbimet e tij. Xheko është gati i ikur nga “Olimpiko” dhe Higuain shihet si zëvendësues i denjë për boshnjakun. Pas verdhekuqve, në skenë ka dalë edhe Uest Hem. Londinezët kanë mbetur pa qendërsulmues pas ikjes së Arnautoviç drejt Shangai Shenua.

Higuain do të ishte një zgjedhje e mirë ekonomike. Do të përfitonin një lojtar klasi me një shumë jo të kripur. Mbetet për t’u parë sesa seriozisht do e marrin londinezët këtë operacion, duke parë që interesohen edhe për Sebastian Haller nga Ajntrahti i Frankfurtit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.