Klubi kinez plotëson kushtet e Benitez, blen sulmuesin e Premier League

Sulmuesi venezulian Solomon Rondon është bashkuar sërish me trajnerin Rafa Benitez. Tekniku spanjoll ia ka dalë të bindë drejtuesit e klubit kinez të Dalian Jifang për t’i vënë në dispozicion futbollistin 29-vjeçar.

Njukasëll nuk ia ka dalë të blejë kartonin e sulmuesit të cilin e pati sezonin e kaluar në formë huazimi nga Uest Bromuiç Albion. Skuadra kineze i ka ofruar 17 milionë paundë ekipit nga Midlands për të blerë përfundimisht kartonin e venezuelianit.

Rondon luajti për katër sezone në Premier Leauge ku në 140 ndeshje shënoi 36 gola. Në Kinë sulmuesin e pret një pagë dyfish më e lartë nga ajo që ai përfitonte në kampionatin anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *