Klubi i Vllaznisë nuk gjen paqe me rrogat, vjen edhe reagimi i Bashkisë Shkodër

Klubi i Vllaznisë ndodhet në një situatë aspak të mirë, teksa ende nuk janë likuiduar pagat e tyre. Një çështje e tillë ka ngritur edhe shqetësimin e Bashkisë Shkodër, që ka vendosur të reagojë. Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar pasqyrat financiare si dhe mbledhja e tij ka dështuar disa herë, duke çuar në një gjendje të tillë situatën. Bëhet e ditur se stafi që administron K.F. Vllaznia Sh.a është i gatshëm të derdhë pagesat menjëherë, por fillimisht duhet miratimi për paqyrat financiare.

Për këtë arsye Bashkia Shkodër ndan këtë shqetësim, për të cilin thotë se e bën më të vështirë punën e tyre dhe të klubit të Vllazisë. Probleme të kësaj natyre janë tregues i qartë se klubet shqiptare gjithnjë e më shumë duhen shtyrë drejt privatizimit, teksa të qenurit nën pronësinë e bashkive ka sjellë jo pak herë telashe për ekipet./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *