Klubi anglez mëse i bindur me talentin shqiptar, hidhet firma në kontratë për 3 vite

Klubi anglez i Ipswich Town janë të bindur me aftësitë e talentit shqiptar, Armando Dobra. Për këtë arsye ka vendosur të mos heqë dorë nga një prej xhevahirëve të Akademisë së vetë, duke e blinduar për 3 vite në organikën e tyre. Mesfushori kuqezi ka firmosur një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin anglez deri në verën e vitit 2023, ndërsa ekziston edhe një opsion për rinovimin e saj edhe me një vit tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Ipswich, që ka refuzuar interesimet e ekipeve të tjera për talentin shqiptar dhe e konsideron si një lojtar me vlerë të madhe për të ardhmen. 19-vjeçari ka luajtur 3 takime me ekipin e parë, ndërsa ka shkëlqyer me moshat. Sa i përket Kombëtares, Dobra i ka qetësuar të gjithë pak ditë më parë, teksa e kishte ndarë mendjen të mbante deri në fund ngjyrat kuqezi, të cilat i përfaqëson me skuadrën U-19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *