Klubi anglez kërkon kartonin e Qazim Laçit me 5 milionë euro, ka edhe sirena që vijnë nga Franca

Qazim Laçi është një pjesë e rëndësishme e Ajacios, ndërsa ka shkëlqyer në këtë sezon me ekipin francez që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit francez. Shpeshherë duke dhënë asist, ndërsa në momentet që shënon, nuk bëhet fjalë për realizime të thjeshta.

Janë pikërisht ato gola spektakolar dhe nga distanca që vetëm Qazim Laçi i bën të mundura. Ndërkohë mediat në Greqi raportojnë se për ish-lojtarin që dikur ka qenë pjesë e Olimpiakosit, ka interes edhe nga Anglia.

Bëhet fjalë për Bradfordin e “League Two”, që ofron rreth 5 milionë euro, një shifër kjo shumë herë më e madhe sesa ajo që vlerësohet lojtari sipas “Transfermarkt”. Gjithashtu Bradford lë edhe 25% të kartonit të Laçit te Ajaccio. Sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”, yllit të Shqipërisë dhe nga ku shihet një prespektivë e lartë i është ofruar edhe një rinovim kontrate me kushte më të mira te skuadra aktuale, ndërsa ka edhe oferta që vijnë brenda Francës. Por për të marrë vendimin e tij, duhet të presim edhe disa muaj. /Sport Ekspres/