Klubet më të rëndësishëm në planet, ndryshon kreu dhe fundoset Seria A

Reali i Madridit është klubi më i shtrenjtë në Botë. Sipas raportit të bërë nga “Brand Finance”, klubi madrilen ka zbritur nga froni Mançester Junajtid, duke u shndërrar në markën më me vlerë dhe më të fuqishm në Botën e futbollit.

Vlera e “Los Blancos” shkon në 1.66 miliardë euro, me një rritje plot 26.9% nga një vit më parë. Në vendin e dytë ka zbritur Mançester Junajtid, që ka një vlerë 1.47 miliardë euro. Podiumin e plotëson Barcelona, vlera e të cilës është 1.39 miliardë euro.

Ajo që bie në sy është se në “top 10” kemi plot 6 ekipe angelze, fakt që demostron qartë fuqinë ekonomike të futbollit anglez. Ndërkohë, asnjë ekip italian nuk bën pjesë në dhjetëshen e parë, me Juventusin që renditet i 11-ti, Interi i 13-ti, ndërsa Milan i 15-ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *