Klubet finaliste dalin kundër “CONMEBOL”: E paimagjinueshme të luajmë në Madrid

Vendimi i “CONMEBOL” për të zhvilluar takimin e dytë të finales së “Libertadores” më datë 9 dhjetor në “Santiago Bernabeu” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të dy klubeve finaliste. Në reagimin e tyre më të fundit, drejtuesit e River Plejt e kanë cilësuar si të paimagjinueshme që ndeshja të luhet jashtë Argjentinës.

Në komunikatën e Riverit, theksohet përsëri se klubi nuk është fajtor për sulmin që pësoi autobusi i Boka Zhuniors, pasi incidenti ndodhi jashtë perimetrit të stadiumit dhe përgjegjësia për masat e dobëta të sigurisë duhet t’i shkojë policisë së Buenos Aires.

Ndërkaq, tifozë të të dyja skuadrave po bëjnë një fushatë në mediet sociale, ku  kërkohet që të dy klubet të bien në dakordësi me njëri-tjetrin për të bojkotuar takimin, në mënyrë që “CONMEBOL” të tërhiqet nga vendimi absurd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *