Klub qesharak, Vllaznia shkrin ekipin B!

Lajm interesant ai që vjen nga Shkodra: ekipi B do të shkrihet dhe nuk do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu raportojnë mediat në Shkodër dhe natyrisht duhet të jenë të informuara në zhvillimet e fundit nga kampi shkodran.

Duket se Bashkia dhe klubi kanë gjetur fajtorëtb janë të rinjtë e klubit, sepse Vllaznia B tashmë është ndëshkuar. Një turp i madh, sepse realisht Vllaznia prodhon pa fund dhe ekipi B do të ishte streha e duhur për talentet që nuk gjejnë hapësirë në ekipin e parë dhe duan të bien në sy.

Këtë sezon Vllaznia B mbijetoi, por nuk do të qëndrojë në Kategorinë e Parë, për shkak se ra ekipi i parë. Lojtarët nuk u paguan, ndërkohë që menaxhimi i ekipit ishte skandaloz, duke lënë gjithçka në shpatullat e Ervis Krajës.

Në shumë ndeshje u aktivizuan edhe lojtarë nga ekipi i parë, por ishte një zgjedhje e gabuar, sepse formacioni i Vllaznisë ab ishte një çorbë, që ndryshonte çdo javë, aq sa të Federatës rezultonin mbi 40 lojtarë.

Tani Vllaznia konfirmon që nuk e ka idenë si menaxhohet një ekip futbolli, sepse Vllaznia B ishte një pasuri, jo një barrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *