Klosovs: Gjithçka shkoi sipas planit, goli i Kallakut na tronditi

0

Trajneri i Ventspils, Igor Klosovs, foli për gazetarët e pranishëm në stadium pas sfidës kundër Teutës, ku tha se gjithçka shkoi sipas planit. Në fjalën e tij, numri një i Ventspils u shpreh:

“Jemi të kënaqur, sepse dëshironim kualifikimin dhe e arritëm. Ishte shumë e vështirë, sa për motin, ashtu edhe për Teutën që luajti shumë mirë. Të lumtur, edhe pse humbëm, duke parë si shkoi kjo ndeshje, që në fakt e prisnim të vuajtur”.

“Gjithçka shkoi sipas planit, edhe spe për fat të keq pësuam një gol në fillim të pjesës së dytë që na tronditi pak. Megjithatë, jam i kënaqur nga paraqitja e ekipit dhe tani mendojmë për turin e ardhshëm”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.