Klose tregon befasinë e Strakoshës: Vendosja bast me gjithë kursimet e mia, se nuk do bëhej titullar

Thomas Strakosha është padyshim një surprizë e madhe te Lacio. Dikur si portier i tretë i kryeqytetasve, aqsa e dërguan edhe në huazim për mungesën e hapësirave dhe pse ishte ende i ri në moshë gardiani shqiptar.

U rikthye te Lacio dhe mori vendin e titullarit. Një befasi kjo që ka prekur edhe Miroslav Klosen, një legjendë të futbollit i cili për mediat italiane shprehet se vendoste bast me gjithë kursimet dhe sigurinë e tij, se Strakosha nuk do të ishte ndonjëherë titullar.

“Kur unë isha te Lacio, Strakosha ishte portieri i tretë. Sinqerisht, unë vendosja bast me gjithë kursimet e mia se ai nuk do të bëhej ndonjëherë titullar. Nuk më transmetonte aspak siguri. Por rritja e tij tregoi se ne duhet t’i japim më shumë hapësirë të rinjëve dhe kohë për t’u rritur”, ka thënë Klose. /Sport Ekspres/