Klose shpëton sulmin e Gjermanisë

0

Nëse Gjermania ka një pikë të dobët, ajo është sulmi. Më saktë, jo i gjithë reparti ofensiv, por mungesa e një sulmuesi pykë. Me dëmtimin e Mario Gomezit, Gjermania luajti ndaj Francës me Tomas Mylerin si pykë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian dhe në përgjithësi sulmi nuk prodhoi një rast flagrant në portën e “gjelave”. Për më tepër, Myler, edhe si sulmues i pastër, edhe si mesfushor krahu, nuk shënoi asnjë gol në 6 ndeshje të turneut.

Gjermania duhet të gjejë një zgjidhje dhe atë e ka gjetur gazeta gjermane “Bild” duke u marrë me një detaj që faktikisht nuk është edhe aq për shaka. Bëhet fjalë për binjakët e legjendës Miroslav Kloze, i cili gjenet e tij prej “ujku” me siguri që i ka transmetuar te 11-vjeçarët Luani (emër shqiptar për nder të boksierit të famshëm Luan Krasniqi) dhe Noah, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”. Kloze nga viti 2001 deri në vitin 2014 ka luajtur në 137 ndeshje me kombëtaren gjermane dhe ka shënuar 71 gola, 16 prej të cilëve në Kampionatet Botërore.

Të dy djemtë e Klozes luajnë futboll. Në shkollën e tyre (gjermane) në Romë thonë: “Noah është një lojtar super. Ai gjithnjë bën 5 gola për ndeshje.” Madje, ka edhe nga ata të cilët vënë baste “kundër” 38-vjeçarit: “Luani është edhe më i mirë se Miro.” Në Kampionatin Botëror 2022, binjakët do të jenë nga 17 vjeç, mosha më e mirë të nisur ëndrrën për karrierë, vazhdon “Bild”. Avantazh i madh i tyre është fakti se trajneri Joakim Lëv i njeh. Në Brazil, Luani dhe Noah i bënë vizita disa herë babait të tyre gjatë Kupës së Botës. Madje, shpesh ata bënin ndonjë gol gjatë stërvitjeve të “pancerave”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here